I dha fitoren e madhe Laçit ndaj Partizanit, “heroi” 18-vjeçar: Jam shumë i lumtur për golin

schedule20:45 - 20 Janar, 2024

schedule 20:45 - 20 Janar, 2024

Aktivimi i Ledio Tresës në pjesën e dytë i dha një impuls tjetër skuadrës kurbinase. Trajneri Mirel Josa beson shumë te mesfushori 18-vjeçar, i cili arriti që të shënojë edhe golin e fitores për Laçin në minutën e 96-të. Një trepikësh me vlera për kurbinasit, që erdhi falë golit të shënuar nga 18-vjeçari, i cili në finalizim tregoi sikur kishte një jetë që luante në Superiore.

Pas ndeshjes për “MCN” heroi i fitores së Laçit, Ledio Tresa, u shpreh:

“Jam i lumtur për golin. Pas një dëmtimi të gjatë që kalova, ky gol më jep kurajo për më tej.

I lumtur për tre pikët që morëm sot dhe shpresoj të vazhdojmë kështu”. h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!