I detyrohen 30 milion lekë, Mema i çon fjalë Tiranës dhe… FSHF-së

schedule15:58 - 6 Mars, 2020

schedule 15:58 - 6 Mars, 2020

Ardian Mema troket në dyert e Tiranës dhe FSHF-së, përmes një letre. Ish-trajneri i bardhebluve ka njoftuar qeverinë e futbollit shqiptar se klubi kryeqytetas nuk e ka paguar atë. Sigurisht shkresa ka shkuar në drejtim të klubit të Tiranës, me FSHF që vihet në dijeni.

Mema u largua nga 24 herë kampionët e vendit me marrëveshje dhe sipas asaj që shkruan e përditshmja “Panorama Sport”, deri në muajin mars ai duhej paguar. Edhe pse për lojtarët ka premio për rezultatet pozitive, në klubin bardheblu nuk e kanë parë të arsyeshme të paguajnë ish-teknikun e tyre.

Në të shkuarën është raportuar që Tirana do të duhet t’i paguajë Memës shumën e 30 milion lekëve. Mbetet të shihet se si do të zgjidhet kjo çështje. Ish-trajneri do të presë klubin që të zbatojë marrëveshjen dhe shpreson që e gjithë kjo histori të mbyllet pa pasur nevojë të shkojë në gjyq. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!