I dërguari i SHBA-së për bisedimet Prishtinë Beograd, Riçard Grenell, të enjten do të vizitojë Kosovën e më pas Beogradin. Analistët mendojnë se qëllimi i kësaj vizite është nxitja e autoriteteve të Prishtinës për formimin e qeverisë së re dhe aktivizimin e saj në negociatat Prishtinë-Beograd.
Disa ditë pas arritjes së marrëveshjes ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit për linjën speciale të fluturimeve Prishtinë Beograd, i dërguari i SHBA-së për dialogun i cili edhe pati meritat kryesore për këtë marrëveshje do të qëndrojë në këto dy shtete.
Vizita e Grenellit në Kosovë po shihet në dy dimensione.
“Presioni për të formuar sa më shpejtë qeverinë e Kosovës si dhe aktivizimin e qeverisë së re në negociatat zyrtare Prishtinë Beograd”, shprehet analisti Bekim Kabashi.
Megjithatë nënshkrimi i kësaj marrëveshje për Kabashin nënkupton se ka pasur dialog të fshehtë nga institucionet e të dyja shteteve.
Edhe sot ka vazhduar presioni i ndërkombëtarëve për arritjen sa më të shpejtë të një marrëveshjeje LVV-LDK.
“Ne vetëm po vizitojmë partitë politike, nuk ka ndonjë lajm prej nesh. Natyrisht që duam të shohim qeverinë e re të formuar”, thotë Nataly Apostolova, Shefe e BE-së në Kosovë.
Derisa LDK i ka dhënë afat LVV-së për arritjen e një marrëveshjeje ose jo deri në fund të javës.
“Në rast të dështimit të krijimit të qeverisë nga Kurti, analisti Kabashi si alternativë tjerër e sheh koalicionin LDK-AAK-Nisma dhe minoritetet”, deklaron Kabashi.
Në këtë rast do të mund të kishim një kombinim tjetër LDK-AAK-Nisma minoritetet serbe dhe joserbe. Ose edhe varinati i një qeverie pak më të gjërë teknike duke përfshirë edhe PDK-në e duke përjashtuar VV-në meqë nuk ka shprehur dëshirë.
Kosova edhe pas më shumë se tre muaj pas zgjedhjeve nuk ka arritur të formojë qeverinë e re. Tashmë partisë fituese LVV-së i kanë mbetur edhe 13 ditë deri përpjekje për të gjetur alternative për formimin e qeverisë./abcnews.al