I dërguari i Izraelit në OKB bën thirrje për dorëheqjen e Guterres

schedule08:21 - 11 Mars, 2024

schedule 08:21 - 11 Mars, 2024

Ambasadori i Izraelit në OKB i ka bërë thirrje Antonio Guterres, Sekretarit të Përgjithshëm të organizatës ndërkombëtare, të japë dorëheqjen.

“90 për qind e kohës së tij është e zënë me situatën humanitare në Rripin e Gazës”, tha Gilad Erdan për Radion e Ushtrisë Izraelite, duke pretenduar se ai ka kursyer shumë pak kohë për të takuar familjet e robërve izraelitë, shkruan Al Jazeera.

Erdan shtoi se Guterres ofroi fjalë boshe dhe i bëri presion Izraelit që të ndalonte luftën.

“I bëj thirrje që të japë dorëheqjen”, theksoi ai.

Izraeli ka akuzuar OKB-në dhe Guterres për heshtje për një raport mbi krimet e dyshuara seksuale në sulmin e 7 tetorit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!