Një gazetar ka mbetur i plagosur në Ekuador, pasi ka marrë një USB bombë dhe e ka hapur në redaksinë ku punonte.
Gazetari Lenin Artieda, u plagos kur hapi zarfin dhe u shpreh se pajisja shpërthyese dukej si një USB drive, shkruan BBC.
Ai e futi atë në kompjuterin e tij dhe menjëherë shpërtheu. Departamenti i Prokurorit të Përgjithshëm të Ekuadorit konfirmoi se kishte hapur një hetim terrorizmi mbi letrat bombë që kishin marrë dis gazetarë.
“Çdo përpjekje për të frikësuar gazetarinë dhe lirinë e shprehjes është një veprim i neveritshëm që duhet të ndëshkohet me gjithë ashpërsinë e drejtësisë”, thuhet në një deklaratë.
Ministri i Brendshëm, Juan Zapata, tha se pajisjet ishin dërguar të gjitha nga i njëjti qytet. Tre u dërguan në media në Guayaquil dhe dy në kryeqytet, Quito.