I dërgoi Harry Styles 8000 letra në më pak se një muaj, gruaja braziliane akuzohet për ngacmim

schedule22:38 - 21 Shkurt, 2024

schedule 22:38 - 21 Shkurt, 2024

Një grua braziliane akuzohet se ka ngacmuar Harry Styles dhe aktualisht ndodhet në paraburgim.

Myra Carvalho, e cila është 35 vjeçe, thuhet se i dërgoi këngëtarit 8000 letra në më pak se një muaj, duke përfshirë disa kartolina dasme.

Thuhet se Carvalho i kishte dërguar letra të shkruara me dorë ish-yllit të One Direction ndërsa ishte në Mbretërinë e Bashkuar dhe porositi disa karta për të në internet, të cilat iu dërguan në adresën e tij.

E akuzuara ndodhet në paraburgim për rastin që do të shqyrtohet në të njëjtën gjykatë në muajin prill.

Dokumentet e gjykatës treguan se Carvalho kishte qëndruar në një bujtinë në Earls Court në Londrën perëndimore që kur mbërriti në Britani në dhjetor. Familja e saj nuk e dinte se ajo kishte udhëtuar në MB.

E pandehura doli në seancë përmes videokonferencës nga burgu i grave ku po mbahet dhe konfirmoi emrin e saj.

Carvalho do të dalë në gjykatë më 19 prill./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!