I dënuar për vjedhje, Kastrioti punësohet si kuzhiner në burgun e Durrësit

schedule17:20 - 15 Mars, 2022

schedule 17:20 - 15 Mars, 2022

Ky është Kastriot Ramazani, i cili sot ka nisur punën në burgun e Durrësit, ku prej një viti e gjysëm vuan dënimin për vjedhje. ai është dënuar me 8 vite e deri në përfundim të dënimit do të punojë si kuzhiner në këtë burg.

Ai tha se me këtë punë do mundohet të ndihmojë sadopak bashkëshorten e papunë dhe djalin.

Kastrioti është një prej të 15 dënuarve që ka filluar punë në administratën e burgut të Durrësit.

ministri i drejtësisë Ulsi Manja tha se ata do të marrin 25 përqind të pagës që ka ky profesion.  Të tjerët që do të kenë bashkëpunim me privatin, do të përfitojnë pagën minimale që është në fuqi.

Ministri i drejtësisë tha se në total do të punësohen 380 të dënuar në të gjitha burghet e vendit./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!