I dënuar për spiunazh, ish-agjenti i FBI-së vdes në burg

schedule08:39 - 6 Qershor, 2023

schedule 08:39 - 6 Qershor, 2023

Robert Hanssen, një ish -agjent i FBI-së, i cili mori më shumë se 1.4 milionë dollarë para në dorë dhe diamante për t’i treguar sekrete Moskës, në një nga rastet më famëkeqe të spiunazhit në historinë amerikane, vdiq të hënën në burg.

Hanssen, 79 vjeç, u gjet pa shenja jete në qelinë e tij në një burg federal në Firence, Kolorado, dhe më vonë u shpall i vdekur, thanë zyrtarët e burgut.

Ai besohet të ketë vdekur për shkaqe natyrore, tha një person i njohur me këtë çështje për Associated Press. Personi nuk ishte i autorizuar të diskutonte publikisht detajet e vdekjes së Hanssen dhe foli në kushte anonimiteti.

Hanssen kishte dhënë shumë informacione përfshirë detaje se si zyrtarët amerikanë kishin përgjuar operacionet e spiunazhit rus, të paktën që nga viti 1985.

Ai besohej se ishte pjesërisht përgjegjës për vdekjen e të paktën tre oficerëve sovjetikë që punonin për inteligjencën amerikane.

Ai mori më shumë se 1.4 milion dollarë në para, fonde bankare, diamante dhe ora Rolex në këmbim të ofrimit të informacionit shumë të klasifikuar të sigurisë kombëtare për Bashkimin Sovjetik dhe më vonë Rusinë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!