Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesën e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri për pezullim të dnëimit. Tahiri është dënuar me tre vite e katër muaj burg për “Shpërdorim detyre”, nga GJKKO dhe aktualisht ndodhet në qeli.
“Mospranimin e kërkesës së kërkuesit Saimir Tahiri, për pezullimin e ekzekutimit të vuajtjes së dënimit me burgim, dhënë me vendimin nr. 3 datë 04.02.2022, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në njoftimin e GJL.
Tahiri kërkoi pezullim të dënimit me arsyetimin se është i rrezikuar nga subjektet e krimit. Sakaq, Gjykata e Lartë ka në dorë shqyrtimin edhe të një tjetër kërkese të ish-ministrit Tahiri, për pafajësi.
/abcnews.al/