Policia në Tiranë ka arrestuar një 40-vjeçar që ishte i shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje narkotikësh. Me finalizimin e operacionit të koduar policor “Zall-Herr” në pranga është vënë Alfred Hithi, 40 vjeç, banues në fshatin Dritas, në Zall-Herr.
Hithi ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. /abcnews.al/