Një 58-vjeçar është arrestuar në Berat, në kuadër të operacionit policor të koduar “Operacionalja 23”.
Fatmir Isollari alias Fatmir Cenka është i dënuar nga autoritetet italiane, me 7 vjet burgim, për pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafikim të lëndëve narkotike.
Gjatë periudhës 2002-2003, kjo organizatë kriminale trafikoi 20 kg kokainë nga Shqipëria në Firence.
Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën, për të finalizuar procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali./abcnews.al