Klement Çala i dënuar për grabitjen e parave në Rinas është izoluar në “41 bis. Ai është dënuar për grabitjen e parave nga Rinasit, ngjarje e ndodhur në prill të 2019.
Gjykata e Posaçme në tetor 2022 gjeti fajtor dhe dënoi me 122 vite burg 7 të pandehurit e grupit kriminal. Për Klement Çalën gjykata caktoi 20 vjet burg për grabitjen e miliona eurove.
Klement Çala është dënuar me 20 vite heqje lirie për akuzën e pjesëmarrjes në grabitjen armatosur të rreth 4.6 milionë eurove në aeroportin e Rinasit në prill 2019 në bashkëpunim me një grup të strukturuar kriminal. Kjo është hera e dytë që Çala izolohet në regjimin e posaçëm me kërkesë të drejtorisë së burgjeve.
/abcnews.al/