Një 55-vjeçar është ndaluar nga policia pasi gjykata e Beratit e ka dënuar me një vit e katër muaj burgim.
55-vjeçari ishte i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi në muajin shtator 2015, gjatë operacionit “Pronoviku”, në banesën e këtij shtetasi janë gjetur dhe sekuestruar 9 kilogramë cannabis sativa.
Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.
/abcnews.al/