Një shqiptar i shpallur në kërkim për drogë është vënë në prangat e policisë greke.
Mediat shkruajnë se arrestimi i tij është bërë nga policia në zonën e Peristerit, pasi ai ishte i dënuar me 10 vite burg.
Sipas informacioneve, shqiptari akuzohej për përfshirje në rreth 60 raste të trafikut të drogës.
Sipas të njëjtave informacione, shqiptari i arrestuar ishte me precedent penale edhe për krime të tjera, ndërsa në të kaluarën ka vuajtur dënime të ndryshme në burgjet greke./abcnews.al