I dënuar për dhunë në familje, ndalohet 37-vjeçari në Durrës

schedule11:24 - 14 Qershor, 2024

schedule 11:24 - 14 Qershor, 2024

Një 37-vjeçar është ndaluar nga policia në Durrës.

37-vjeçari ishte dënuar nga Gjykata e Durrësit me 6 muaj burg për veprën penale “Dhunë në familje”.

Sakaq materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

“Komisariati i Policisë Shijak ndaloi shtetasin në kërkim 37 vjeç, banues në Shijak, pasi Gjykata e Durrësit e ka dënuar me 6 muaj burgim, për veprën penale “Dhunë në familje”, thuhet në njoftimin e policisë.

/abcnews.al/