I dënuar për 613 kg kokainë në Portin e Durrësit, Arbër Çekaj futet në regjimin e posaçëm “41-biss”

schedule15:58 - 23 Nëntor, 2021

schedule 15:58 - 23 Nëntor, 2021

Në 24 orë, 4 të dënuar janë izoluar në regjimin e posaçëm, 41-bis. Pas Aleksandër Llanajt, Fatmir Pjetrit dhe Redjan Rrajës, sot është marrë vendimi edhe për Arbër Çekaj i cili është i dënuar për 613 kg kokainë që u gjet në magazinat e kompanisë së tij të bananeve “Arbri Garden” në Maminas është futur në regjimin e posaçëm “41 biss”.

Lexo edhe: DOSJA/ “E kapëm prej këmbe, Arbër Çekaj doli nga rrjeta”, polici tregon momentin kur i burgosuri doli nga ambientet e ajrimit

Aktualisht në regjimin e posaçëm 41-bis janë Arbjon Aliko, Genci Balla, Emiljano Shullazi, Blerim Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Zela, Endrit Qyqje dhe katër të dënuarit e rinj Aleksandër Llanaj, Fatmir Pjetri, Redjan Rraja e së fundmi dhe Arbër Çekaj.

Kujtojmë se Çekaj është dënuar me 21 vite burg, por përfitoi ulje nga gjykimi i shkurtuar dhe do të vuajë 14 vite burg.

Ai është dënuar si pjesë e grupit kriminal të trafikut të kokainës pasi iu kap sasia prej 613 kg kokainë më 27 shkurt 2018 që e kishte fshehur në dyshemenë e konteinerit me banane. Në gusht ai së bashku me Fatmir Pjetrin tentuan që të arratiseshin nga burgu 313, por u kapën në momentin e fundit. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!