I dënuar në mungesë për plagosje/ Durrës, arrestohet 33-vjeçari. Gjatë kontrollit iu gjet kanabis dhe kokainë

schedule11:58 - 23 Maj, 2024

schedule 11:58 - 23 Maj, 2024

Një 33-vjeçar është arrestuar nga policia në Durrës.

Ai ishte dënuar në mungesë në vitin 2022 nga Gjykata e Durrësit, me burg për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

33-vjeçari u arrestua në flagrancë në Shënavlash. Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën sasi të vogla kanabisi dhe kokaine, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me një aparat celular./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!