Një 49-vjeçar është arrestuar në kuadër të operacionit policor të koduar “Operacionalja 69”.
Oltion Shehu ishte shpallur në kërkim, sepse Gjykata Themelore e Gjakovës, në muajin shkurt, 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me agjencitë ligjzbatuese në Kosovë, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 49-vjeçarit./abcnews.al


