I dënuar me vdekje për vrasje, ekzekutohet 41-vjeçari në Oklahoma

schedule12:03 - 5 Prill, 2024

schedule 12:03 - 5 Prill, 2024

Një 41-vjeçar afrikano-amerikan, i cili ishte dënuar me vdekje për vrasjen e dy personave në vitin 2002, u ekzekutua të enjten në Oklahoma.

Michael Smith u ekzekutua me injeksion vdekjeprurës pak pas orës 10:00 të mëngjesit të së enjtes (me orën lokale) në një burg në qytetin McAlester. Ky është ekzekutimi i parë në Oklahoma këtë vit dhe i katërti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Michael Smith u dënua me vdekje në 2003 për vrasjen e 22 shkurtit 2002 të Janet Moore dhe Sarath Babu Puluru në Oklahoma City. 41-vjeçari kishte pranuar vrasjet gjatë marrjes në pyetje në polici, ndërsa ishte në kërkim edhe për një tjetër vrasje për të cilën u deklarua i pafajshëm.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!