Një 31-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar nga policia e Fierit. Sipas informacionit të uniformave blu, 31-vjeçari D.M është dënuar me 1 vit burg për veprat penale “Kanosje” dhe “armëmbajtje pa leje.
I riu më 16 Prill të 2015-s ka kanosur me armë zjarri një person. Ngjarja në fjalë ndodhi në qytetin e Patosit pas një konflikti për motive të dobëta./abcnews.al