Policia shqiptare dhe ajo greke në bashkëpunim me Interpol kanë arrestuar të shumëkërkuarin Jani Aliaj, ndaj të cilit drejtësia shqiptare kishte caktuar burg përjetë në mungesë për vrasjen e Elton Cicës në 2016.
Armiqësia mes Jani Aliajt dhe Elton Cicos zanafillën e ka pasur në vitin 2000, kur në shtetin grek u ekzektua një shqiptar I cili kishte qenë mik i ngushtë i Aliajt, ky i fundit pretendonte se vrasjen e kishte kryer Elton Cico dhe i kishte dërguar fjalë se nuk do ta falte.
Pas disa vitesh, ALiaj dhe Cico vuanin dënimin në një burg të greqisë njëri për dorgë e tjetri për vrasje, aty lindën dhe konfliktet mes njëri tjetrit në një prej debateve Cico plagos me mjet të mprehtë ALiajn.
Ky I fundit pasi kishte kryer 10 vite burg, kishte kërkuar një leje 2 javore dhe do të rikthehej sërish për të shlyer pjesën e mbetur të dënimit që ishin dhe 8 vite.
Pas lejës ALiaj nuk u rikthye më në burg, dhe shteti grek e shpalli në kërkim paralelisht denimi i Cicos përfunoi dhe u la i lirë.
Elton CIco u rikthye në Shqipëri, dhe u përball me disa atentate të paralajmëruara nga Aliaj, pas disa dështimeve Aliaj ekzekutoi Cicon në një local në ish bllok në 1 maj të 2016, vrasje nga e cila gjykata e dënoi në mungesë me dënim të përjetshëm, teksa kërkimet vijonin.
Jani aliaj dhe Elton Cico ishin të dy persona të njohur për policinë pasi ishin akuzuar dhe dënuar disa herë për veprat penale të armë mbajtejes pa leje, prodhim e shitje të lëndëve narkotike.
Pas shumë vitesh në arrati Policia shqiptare dhe ajo greke në bashkëpunim edhe më Interpol kishin informacion se Aliaj fshihej në Athinë, aty ku dhe u arrestua.
Tashmë pritet që Jani Aliaj të ekstradohet në Shqipëri, dhe do të përballet me akuzat që rëndojnë mbi të.