Ka marrë fund arratia për një 27-vjeçar që ishte shpallur në kërkim për plagosje. Në kuadër të operacionit “Three” policia e Tiranës ka arrestuar Rigers Mahmutin.
“Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Finalizohet operacioni policor i koduar “Three”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 5. Vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim kombëtar për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Three”. Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja e shtetasit: – Rigers Mahmuti, 27 vjeç, banues në Tiranë”, njofton policia.
Mahmuti ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 3 vjet burgim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.
/abcnews.al