I dënuar me burg nga gjykata e Gjirokastrës dhe e Vlorës, arrestohet 29-vjeçari i shpallur në kërkim

schedule15:30 - 18 Gusht, 2023

schedule 15:30 - 18 Gusht, 2023

Policia e Gjirokastrës ka kapur dhe vënë në pranga 29-vjeçarin Klajdi Miziri, i cili ishte shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

29-vjeçari i ndaluar, me 2 masa sigurie, i akuzuar nga Gjykata e Gjirokastrës për transportimin e 27.6 kg cannabis sativa, dhe i akuzuar nga Gjykata e Vlorës për kultivim dhe prodhim të cannabis sativës, në ambient të mbyllur, me anë të llambave.

I riu u kap teksa punonte në një lavazh në afërsi të urës së Dajlanit, Durrës.

Njoftimi i policisë:

Gjirokastër/Vijon puna për lokalizimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Koordinimi i punës dhe shkëmbimi i informacioneve ndërmjet policive të Gjirokastrës, Durrësit dhe Vlorës, çoi në pranga shtetasin e shpallur në kërkim në kuadër të 2 operacioneve antidrogë.

29-vjeçari i ndaluar, me 2 masa sigurie, i akuzuar nga Gjykata e Gjirokastrës për transportimin e 27.6 kg cannabis sativa, dhe i akuzuar nga Gjykata e Vlorës për kultivim dhe prodhim të cannabis sativës, në ambient të mbyllur, me anë të llambave.

29-vjeçari u kap teksa punonte në një lavazh në afërsi të urës së Dajlanit, Durrës.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, si rezultat i shkëmbimit të informacioneve dhe koordinimit të veprimeve policore me drejtoritë vendore të Policisë, Durrës dhe Vlorë, për vendndodhjen e një shtetasi me precedent të theksuar kriminal në fushën e narkotikëve, kanë lokalizuar në një subjekt (lavazh), në afërsi të urës së Dajlanit, Durrës, shtetasin e shpallur në kërkim Klajdi Mziri, 29 vjeç.

-Gjykata e Gjirokastrës i ka caktuar 29-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. Shtetasi Klajdi Miziri akuzohet se ka bashkëpunuar me një shtetas tjetër, për të transportuar 27.6 kg lëndë narkotike cannabis sativa. Ky rast u konstatua dhe u godit nga Policia e Gjirokastrës, në vendin e quajtur “Kthesa e Sofratikës”, më datë 24.01.2022, në kuadër të operacionit policor të koduar “Transporter”.

-Gjykata e Vlorës i ka caktuar shtetasit Klajdi Miziri, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose e impulseve telefonike”. Në magazinën e marrë me qira nga shtetasi Klajdi  Miziri, në fshatin Volloder, u gjetën të kultivuara me anë të llambave që furnizoheshin me energji elektrike të vjedhur, 100 bimë narkotike cannabis sativa. Gjithashtu në ambientet e kësaj magazine u gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa. Ky rast u konstatua dhe u godit nga Policia e Vlorës, më datë 26.01.2022, në kuadër të operacionit policor të koduar “Volloder”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme./abcnews.al