I dënuar me “arrest shtëpie”, kapet duke bërë xhiro me makinë 27-vjeçari në Tiranë

schedule11:27 - 10 Gusht, 2020

schedule 11:27 - 10 Gusht, 2020

Policia  e Tiranës ka arrestuar në flagrancë një 27-vjeçar, i cili ishte dënuar me “Arrest shtëpie”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Mësohet se në momentin e arrestimit, ai ka qenë duke lëvizur me makinën e tij.

Ndërkohë  është arrestuar  në flagrancë edhe shtetasi S. G., 37 vjeç, sepse në rrugën “Preng Bib Doda”, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Njoftimi i policise:

Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, vihet në pranga 27-vjeçari.

Arrestohen në flagrancë edhe 2 shtetas të tjerë.

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Xh. Sh., 27 vjeç, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe është konstatuar nga shërbimet e Policisë tek sheshi “Shqiponja”, duke qarkulluar me automjetin e tij.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. G., 37 vjeç, sepse në rrugën “Preng Bib Doda”, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Ndërkohë, nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. H., 19 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motorin pa leje përkatëse.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!