I dënuar me 6 vite burg nga Greqia, arrestohet në Vlorë 43-vjeçari i shpallur në kërkim

schedule12:08 - 7 Dhjetor, 2022

schedule 12:08 - 7 Dhjetor, 2022

Një 43-vjeçar i shpallur në kërkim pasi ishte dënuar me mbi 6 vite burg është arrestuar në lagjen “Isa Boletini” në Vlorë.

Sipas njoftimit të policisë, u bë arrestimi i shtetasit  M. Ll., 43 vjeç, banues në Vlorë.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve bënë ndalimin e këtij shtetasi, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin e datës 28.12.2021, ka njohur vendimin penal të Gjykatës Njëantarëshe të Krimeve të Selanikut, Greqi, e cila e ka dënuar 43-vjeçarin, me 6 vjet, 8 muaj e 15 ditë burgim, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Abcnews.al/