Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

I dënuar me 5 vjet burg për vjedhje/ Kapet 46-vjeçari për llogari të Italisë, pritet ekstradimi

schedule15:44 - 25 Shtator, 2024

schedule 15:44 - 25 Shtator, 2024

TIRANË– Një 46-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia, është prangosur në Tiranë.

Ai rezulton i dënuar për vjedhje në rrethana rënduese, armëmbajtje pa leje dhe mbajtje pa leje të dokumenteve të falsifikuara.

I arrestuari është shtetasi Gentian Kadillari alias Endri Zyli Imeraj 46 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Ankona, Itali, e ka dënuar me 5 vjet e 11 muaj burgim për veprat penale “Vjedhja në rrethana rënduese”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Mbajtja e dokumenteve të falsifikuara” parashikuar nga Kodi Penal italian./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!