I shumëkërkuari Agron Tufa, i akuzuar për vrasjen me plumb në kokë dhe varrosjen pranë parcelës me kanabis të 34-vjeçarit Kejsi Hysa, është arrestuar në Bari të Italisë. Tufa është dënuar me 30 vite burg nga Gjykata e Krujës më 19 qershor 2021 për vrasjen me dashje që tronditi vendin në vitin 2018.
Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në vendin tonë. Hysa u qëllua me një plumb në kokë, duke i shkaktuar vdekjen dhe më pas u gropos pranë parcelës me kanabis. Autori tjetër, Hysni Rama, i cili u vetëdprëzua në polici pak ditë pas ngjarjes, u dënua me 20 vite burg./abcnews.al