Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

I dënuar me 18 ditë burgim/ Durrës, ndërron jetë i burgosuri 63 vjeçar

schedule19:35 - 20 Shkurt, 2026

schedule 19:35 - 20 Shkurt, 2026

Rreth orës 18:20, në Spitalin e Durrësit, ka ndërruar jetë shtetasi Mehdi Guzina, 63 vjeç, banues në Shijak.

Ky shtetas ndodhej i shoqëruar në ambientet e sigurisë së Komisariatit të Policisë Durrës, pasi ishte dënuar me 18 ditë burgim dhe pritej të transferohej për vuajtjen e dënimit në IEVP Lushnjë.

Rreth orës 15:04, ai ka shfaqur shqetësime shëndetësore dhe menjëherë është transportuar nga shërbimet e Policisë drejt Spitalit të Durrësit për ndihmë mjekësore, ku, pavarësisht asistencës së dhënë nga personeli mjekësor, ka ndërruar jetë në sallën e reanimacionit.



Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për  sqarimin e plotë të rrethanave.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!