I dënuar me 12 vite burg si pjesë e një organizate kriminale, “mbreti” shqiptar i narkotikëve arratiset nga qendra e rehabilitimit në Itali

schedule09:59 - 8 Dhjetor, 2023

schedule 09:59 - 8 Dhjetor, 2023

Dorian Petoku, narkotrafikanti shqiptar i dënuar me burg në Itali, është arratisur nga qendra e rikuperimit të Nolës në provincën e Napolit, ku ishte transferuar me certifikatë mjekësore. 34 vjeçari ndodhej në qendrën e të të varurve nga droga pas një viti të kaluar në burg.

I ekstraduar nga Shqipëria, Petoku qëndroi rreth një vit në burg dhe më pas siguroi transferimin në qendër me byzylyk elektronik, pasi konsiderohej si narkoman. Arratisja ndodhi javën e kaluar. Në korrik 2022, Petoku u dënua me 12 vjet burg si pjesë e një organizate kriminale të trafikut të drogës.

Ai u akuzua se furnizonte me drogë organizatën e drejtuar më parë nga Fabrizio Piscitelli, i njohur ndryshe si ‘Diaboliku’. Ky i fundit u vra më 7 gusht 2019 me një plumb në kokë. Pas vrasjes së ish kreut, 34 vjeçari zgjeroi në mënyrë dramatike ‘biznesin’ dhe pushtetin së bashku me kushëririn e tij Arben Zogun./abcnews.al