I dënuar dhe dëbuar, vëllai i bosit të mafies shqiptare u kthye në Itali për vajzën e sapolindur

schedule15:15 - 29 Shtator, 2020

schedule 15:15 - 29 Shtator, 2020

Tregtar droge, i implikuar në “Viterbo mafia dy” si dhe klandestin në Itali. Këto janë akuzat që rëndojnë mbi David Rebeshin, vëllai i vogël i bosit të mafies shqiptare në Viterbo, Ismail Rebeshi.

31-vjeçari u arrestua më 14 gusht 2019 në Belcolle, ku ai kishte vizituar vajzën e tij të porsalindur, pavarësisht se ishte përjashtuar nga Italia disa muaj më parë, pasi kishte mbaruar vuajtjen e një dënimi dy vjet dhe tetë muaj për tregtinë e drogës.

Rebeshi, duke mos respektuar dekretin e dëbimit, u kthye atje si një emigrant i paligjshëm me dokumente të reja, të marra në vendin e tij të origjinës duke përdorur mbiemrin e gruas së tij. Dje, gjyqtarja Elisabetta Massini e dënoi të akuzuarin me një vit burgim në shkallën e parë, shkruajnë mediat italiane.

Rebeshi, i dëbuar tashmë nga Italia në Mars 2013 nga prefekti i Romës dhe më pas përsëri në 2015 dhe në Janar 2017 nga prefekti i Viterbo, ishte dërguar përsëri në Shqipëri në pranverën e vitit të kaluar pasi kishte mbaruar vuajtjen e dënimit për tregtinë e drogës, pas arrestimit të shkurtit 2017 kur u kap me 38 kg marijuanë. Për këtë gjë vëllai i tij Ismai Rebeshi mori hak duke i vënë flakën makinës së një karabiniere.

David Rebeshi, ndërkohë, u arrestua përsëri së bashku me tre shqiptarw tw tjerw, më 28 nëntor të vitit të kaluar në Toscana. Këtë herë ai u ndalua për zhvatje me metodën mafioze të një restoratori nw Viterbo,  pasi sipas akuzës siguronte para për të paguar shpenzimet ligjore të vëllait të tij Ismail Rebeshi.

Ky i fundit ndodhej në burg për trafik ndërkombëtar droge që nga nëntori 2018 pas operacionit Ichnos./mv. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!