Ishte i dëbuar, shkoi në Itali për të parë vajzën: 1 vit burg për vëllain e mafiozit shqiptar

schedule15:46 - 29 Shtator, 2020

schedule 15:46 - 29 Shtator, 2020

Gjyqtarja Elisabetta Massini, ditën e djeshme, ka dënuar shqiptarin David Rebeshi me një vit burg, në shkallën e parë.

Akuzat që rëndojnë mbi Rebeshin, vëllain e vogël i bosit të mafies shqiptare në Viterbo, Ismail Rebeshi janë tregtar droge, i implikuar në “Viterbo mafia dy” si dhe klandestin në Itali.

31-vjeçari u arrestua më 14 gusht të vitit 2019 në Belcolle, ku kishte shkuar për të vizatuar vajzën e tij të porsalindur, edhe pse ishte përjashtuar nga Italia disa muaj më herët. Duke mos respektuar dekretin e dëbimit, ai u kthye sërish si emigrant i paligjshëm me dokumente të reja, të marra në Shqipëri, duke përdorur mbiemrin e gruas së tij.

Rebeshi, i dëbuar tashmë nga Italia në mars 2013 nga prefekti i Romës dhe më pas përsëri në 2015 dhe në janar 2017 nga prefekti i Viterbo, ishte dërguar përsëri në Shqipëri në pranverën e vitit të kaluar pasi kishte mbaruar vuajtjen e dënimit për tregtinë e drogës.

Ai u kap në shkurt 2017 me 38 kilogram marijuanë. Për këtë arsye, vëllai i tij, Ismaili u hakmor në prill të po atij viti, duke i vënë zjarrin makinës të një karabinieri.

Si pjesë e hetimit për “mafien Viterbo”, partneret e Davidit dhe Ismailit, Emanuela Hima dhe Laura Jona Zaharia, gjithashtu u futën në telashe gjyqësore. /abcnews.al/