ABC News ka siguruar foton e mjetit tip “Audi” të kreut të ‘Rithemelimit’ në Vaun e Dejës, Benard Ndreca i cili ka shpërthyer nga një sasi tritoli të vënë në pjesën e përparme. Kreu i ‘Rithemelimit’ nuk ka marrë lëndime ndërsa automjeti është shkrumbuar pjesërisht në pjesën e përparme.
Rezulton se shpërthimi ka ndodhur në momentin që Ndreca ka hipur në automjet. Ai ka dalë nga shtëpia dhe është futur në automjet rreth orës 6 e 30 minuta. Fillimisht ka ndezur makinën dhe ka dalë nga mjeti. Ka hyrë në shtëpi dhe sapo është rikthyer në mjet për t’u nisur ka ndodhur shpërthimi.
/abcnews.al