I dëmtoi tërmeti, kërkohet evakuimi në 4 pallate në Tiranë

schedule20:01 - 28 Nëntor, 2019

schedule 20:01 - 28 Nëntor, 2019

Bashkia e Tiranës bën me dije se deri më tani, grupet e punës me përbërje inxhinierë konstruktor, kanë konstatuar se disa godina janë të pabanueshme në Tiranë dhe kanë udhëzuar evakuimin e banorëve.

Por, në 4 pallate, punonjësit në terren kanë hasur në rezistencën e banorëve, të cilët nuk pranojnë të lënë banesat e tyre dhe të evakuohen në qendrat sociale ose hotele të zonës, sipas udhëzimit të inxhinierëve, për të shmangur çdo rrezik të mundshëm.

“Për këtë arsye, Bashkia e Tiranës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për të liruar menjëherë ndërtesat që janë të klasifikuar si të pabanueshme nga Instituti i Ndërtimit. Pallatet ndodhen në njësitë e mëposhtme:

–          Njësia Administrative 11, rruga “Fatmir Gjata”, Kodër Kamëz;

–          Njësia Administrative 4, pallati i ish-Konvikteve të Komunales së Tiranës, zona e Alliasit, Godina 1 dhe 2;

–          Njësia Administrative 4, pallati nr. 4, rruga “Myslym Keta”;

–          Njësia Administrative 6, pallati nr. 160 në rrugën “Llambi Bonata”, zona e ish-Kombinatit.

Banorëve u kërkohet të dalin vullnetarisht nga banesat e tyre, pasi janë të pasigurta për tu transferuar në qendrat sociale. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!