Një efektiv policie në Kavajë është pezulluar dhe arrestuar pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Drejtori i Përgjithshëm i policisë, Muhamet Rrumbullaku urdhëroi pezullimin nga detyra të efektivit 51 vjeçar pasi AMP e arrestoi atë për drejtim të automjetit në gjendje të dehur.
Gjithashtu Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur hetimin disiplinor për shkelje të rëndë për punonjësin e policisë.
Njoftimi i policisë:
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale në DPPSH të pezullojë menjëherë nga detyra, punonjësin e policisë, Inspektor i Parë 51 vjeç, me detyrë SPZ, në Komisariatin e Policisë Kavajë.
Mbështetur në ligj, pezullimi pa pagesë, deri në ndryshim të statusit me vendim të gjykatës, u bë pasi Agjencia e Mbikqyrjes Policore e ka arrestuar punonjësin e policisë për drejtim të automjetit në gjendje të dehur.
Gjithashtu Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur hetimin disiplinor për shkelje të rëndë për punonjësin e policisë./abcnews.al