Një 23-vjeçar është arrestuar nga policia pasi qarkullonte me armë zjarri pistoletë. Nga verifikimet rezultoi se 23-vjeçari i armatosur e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.
Gjithashtu, ky shtetas pas hetimeve ka rezultuar se kishte qëlluar më parë, me armë zjarri në ajër të cilën e kishte pa leje. Gjatë operacionit u sekuestruan arma e zjarrit me municion luftarak dhe automjeti.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


