Një aksident ka ndodhur në qytetin e Fierit. Mësohet se një 25-vjeçar i dehur ka përplasur me “Audin” e tij një tjetër automjet. Si pasojë janë dëmtuar shoferi dhe pasagjeri i “Benzit”.
“Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin:
25 vjeç, banues në Mallakastër, pasi me automjetin tip “Audi”, që e drejtonte në gjendje të dehur, ka përplasur automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin 47 vjeç, banues në Ballsh. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar shtetasi dhe pasagjeri në automjetin e tij, shtetasi 65 vjeç, të cilët morën mjekim dhe janë jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme./abcnews.al