I dehur dhe pa kaskë mbrojtëse në motorr, 50-vjeçari i ofron para bluve për të shmangur ndëshkimin

schedule15:18 - 29 Shtator, 2023

schedule 15:18 - 29 Shtator, 2023

Një 50-vjeçar është ndaluar nga Policia Rrugore në Tiranë. Mësohet se ai po drejtonte motomjetin në gjendje të dehur dhe pa kaskë mbrojtëse. Mirëpo, duket se burri nuk është mjaftuar me kaq, pasi i ka ofruar punonjësve të policisë një shumë parash, në mënyrë që të shmangte ndëshkimit.

Njoftimi i Policisë:

Vazhdojnë kontrollet e dedikuara për identifikimin dhe ndëshkimin e atyre që shkelin rregullat e qarkullimit dhe përbëjnë rrezik në rrugë.

Gjatë kontrolleve, Policia Rrugore e Tiranës ka zbuluar një rast të ofrimit të mitëdhënies, për të shmangur ndëshkimin administrativ dhe përgjegjësinë ligjore.

Deri më tani, janë identifikuar 80 raste të tentativave për korruptimin e punonjësve të Policisë Rrugore të Tiranës gjatë këtij viti.

Në një nga kontrollet parandaluese, Policia ka ndaluar shtetasin I. D., 50 vjeç, i cili drejtonte motomjetin pa kaskë mbrojtëse dhe nën efektin e alkoolit. Për të shmangur ndëshkimin, ai i ka ofruar punonjësve një shumë parash.

Pas këtyre veprimeve, është nisur procedimi penal ndaj 50-vjeçarit dhe materialet janë dërguar në Prokurori pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës.

Policia Rrugore e Tiranës bën thirrje që të gjithë përdoruesit e rrugës të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo shkelje në numrin 112./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!