I dashuruar si ditën e parë, aktori i njohur mahnit me deklaratën për gruan

schedule09:36 - 25 Dhjetor, 2019

schedule 09:36 - 25 Dhjetor, 2019

Aktori Pierce Brosnan dhe bashkëshortja e tij Keely Shaye Smith, edhe pse kanë tashmë shumë vite së bashku, janë kthyer në një sinonim të dashurisë që nuk venitet.

Ylli i “007-tës“ dhe Keely janë të martuar prej 18 vjetësh, por lidhjen e tyre janë përpjekur sa mbajnë sa më larg paparacëve. Ata shijojnë jetën e thjeshtë dhe të lumtur që kanë bashkë, sic e treguan dhe disa fotot të përpara pak ditëve, kur po relaksoheshin në shoqërinë e njëri tjetrit në Malibu.

Aktori joshës nuk ka problem ta pohojë se çfarë efekti ka e shoqja tek ai edhe pas dy dekadash lidhjeje.

“Ajo nxit diçka brenda meje që më bën të mendoj se nuk jetoj dot pa të. Kur ajo më shikon, unë dridhem. Keely është një shtyllë e familjes sonë, një shtyllë e jetës sime dhe i përsëris çdo ditë asaj sesa e dua. I them sesa e bukur është, dhe sa me fat ndihem që e kam”, tha Brosnan, i cili nuk ndahet asnjëherë nga gruaja e tij./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!