I dashuri i dha unazën me diamant, modelja e njohur mohon fejesën: Thjesht një dhuratë

schedule09:01 - 10 Nëntor, 2020

schedule 09:01 - 10 Nëntor, 2020

Modelja e njohur, Kate Moss ka treguar se i dashuri i saj i ka blerë së fundmi një unazë, pasi pas divorcit kishte nevojë për një të tillë.

Megjithatë, 46 vjeçarja theksoi se pjesa e smeraldit dhe diamantit që mban çdo ditë në gishtin e tretë të dorës së saj të majtë nuk është një shenjë që ajo do të martohet me Nikolai Von Bismarck.

“Oh, jo, nuk jam fejuar. Është më shumë si, unë jam në një lidhje, jam e përkushtuar. Mendoj se pasi të jeni martuar, ai gisht ndihet pak i zbrazët. Ishte një dhuratë, unë do të dal me ty dhe kam një gisht shumë të zbrazët, prandaj më dhuro një unazë”, u shpreh Kate.

Ajo dhe Nikolai kanë një lidhje prej pesë vitesh. Ndërkohë më herët, modelja ka qenë e martuar për 5 vite me Jamie Hince. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!