I “çmendur” nga xhelozia, burri plagos gruan shqiptare dhe vret të dashurin e saj

schedule21:41 - 27 Korrik, 2022

schedule 21:41 - 27 Korrik, 2022

Një burrë i verbuar nga xhelozia ka vrarë të dashurin e ish-bashkëshortes, dhe më pas ka plagosur ish-in e tij, e cila ndodhet në gjendje të rëndë.

Ngjarja ka ndodhur në Como të Italisë, ku një burrë ka qëlluar për vdekje të dashurin e ish-bashkëshortes së tij.

Ndërkohë që vetëm disa orë më pas janë dëgjuar sërish të shtëna në Stabio të Zvicrës, ku këtë herë shënjestër e burrit xheloz ka qenë ish-bashkëshortja e tij e cila është me origjinë shqiptare.

Mediat raportojnë se karabinierët italianë në bashkëpunim me kolegët e tyre zvicerane po hetojnë mbi rastin.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!