I cilësuar si gjiganti i parë i teknologjisë kineze, nisin hetimet ndaj “Tik Tok” në Australi

schedule11:53 - 20 Korrik, 2020

schedule 11:53 - 20 Korrik, 2020

Qeveria australiane po përgatitet të fillojë një hetim për rrjetet sociale, veçanërisht për Tik Tok.

Sipas burimeve qeveritare, hetimi do të kërkojë informacione dhe këshilla nga agjencitë e sigurisë për rezervimin e të dhënave individuale të çdo përdoruesi.

Kryeministri Scott Morrison u shpreh se qeveria australiane po monitoron nga afër kompaninë Tik Tok dhe se nuk do të hezitojë të veprojë kundër nëse është e nevojshme.

Ndërsa, gjiganti i parë i teknologjisë kineze Tik Tok theksoi përmes një deklarate se “janë një kompani private e interesuar për të ndihmuar përdoruesit tanë të krijojnë dhe shkëmbejnë video krijuese e argëtuese”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!