I burgosuri bashkë me rojen arratisen nga një burg në Alabamë

schedule13:45 - 2 Maj, 2022

schedule 13:45 - 2 Maj, 2022

Policia amerikane është në kërkim të një të burgosuri të arratisur nga një burg i Alabamës, i akuzuar për vrasje. Në kërkim është dhe një roje burgu, femër, që është zhdukur së bashku me të.

I dënuari Kejsi Uajt dhe gardiania Viki Uajt u panë për herë të fundit mëngjesin e të premtes pranë zyrës së sherifit të kontesë në Alabamë. Sipas gardianes Uajt ajo po e conte të dënuarin të kryente një vlerësim mendor,të cilin më pas zyrtarët verifikuan se nuk ishte në program.

Autoritetet po hetojnë për të verifikuar nëse Uajt ka ndihmuar të dënuarin të arratiset ose nëse është marrë peng nga ai, sipas raportimeve të BBC.

Pavarësisht se kanë mbiemër të njëjtë, të arratisurit nuk janë të afërm me njëri tjetrin. Autoritetet amerikane pohojnë se Kejsi Uajt duhet të konsiderohet si një person shumë i rrezikshëm dhe i armatosur pasi tashmë mund të ketë në duar armën e gardianes.

Në një konferencë për shtyp policia tha se gardiania Uajt është larguar nga ndërtesa e burgut me të dënuarin në 9 e 30 të mëngjesit së të premtes dhe u tha kolegëve se do e linte në një gjykatë për një vlerësim mbi shëndetin mendor. Ajo shpjegoi se do  të merrte mjekime pasi nuk ndihej mire.

Pak pas 11 dikush gjeti automjetin e saj në parkingun e një qendre tregtare dhe vetëm pasdite policia kuptoi se i burgosuri nuk ishte rikthyer në qeli dhe se askush nuk mund të vihej në kontakt me gardianen./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!