Fred Beleri, i zgjedhur nën logon e koalcionit ‘Bashkë Fitojmë’ më 14 maj, në krye të Bashkisë së Himarës, ka marrë këtë të enjte mandatin nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve. Për të shkuar deri në finale, te karrigia e kryebashkiakut, ka ende hapa për të bërë.
Fillimisht vendimi i prerë i SPAK-ut, kur të dal në një përfundim nëse Fredi Beleri, ka blerë vota apo jo. Megjthatë kjo nuk ishte pengesë për KQZ-së, sikundër për të zgjedhur e tjerë më 14 maj, t’ia jap edhe atit nën praga mandatin, për të qeverisur Himarën.
Pas këtij formalizimi nga KQZ, cdo mandate, edhe ai i Belerit, do të kalojë në gjykatë për konfirmim. Zyrtarisht, si hap i fundit procedurial, Fredi Beleri merr zyrtarisht mandatin, në momentin që do të betohet para Këshillit Bashkiak të Bashkisë ku ai zgjodh. Kandidati i koalicionit opozitar fitoi me një diferencë të ngushtë votash kundrejt rivalit të tij nga Partia Socialiste, Jorgo Goro.
Ndërkaq, KQZ ka dhënë mandatet edhe për 11 kryetarë të tjerë bashkish dhe ka shpërndarë edhe mandatet e Këshillave Bashkiakë./abcnews.al