Ka rinisur sërish në kanionet e Gjipesë aksioni për nxjerrjen e turistit polak. Turisti u bllokua prej mesditës se djeshme, madje dhe është dëmtuar, duke pësuar fraktura.
Turisti polak kërkoi ndihmë përmes një telefonate në polici. Në zonë prej ditës së djeshme mbërritën forca të policisë. Pavarësisht përpjekjeve nxjerrja gjatë ditës së djeshme nuk është realizuar edhe për shkak të terrenit të vështire dhe errësirës. Aksioni ka rinisur sërish këtë mëngjes. /abcnews.al