I bllokuar për pesë ditë mes shkëmbinjve shpëtohet i gjallë qeni

schedule17:27 - 14 Tetor, 2021

schedule 17:27 - 14 Tetor, 2021

Një qen i bllokuar për pesë ditë mes shkëmbinjve në një park shtetëror në veri të New York u shpëtua i palënduar, megjithëse ishte i uritur dhe i etur.

Sipas zyrtarëve të parqeve, qeni 12-vjeçar, Liza, kaloi ditë pa ushqim ose ujë dhe u vu re duke lëpirë muret e lagura të shkëmbinjve.

Mirëpo, një grua vendase ndërkohë që ishte duke ecur me qenin të enjten, e pa dhe njoftoi punonjësit e parkut, të cilët nuk ishin në gjendje të hynin në mes shkëmbinjve.

Por pas një pune intensive nga dy anëtar të Ekipit dhe një grupi vullnetar i specializuar për shpëtimin e qenve, falë edhe disa modifikimeve arritën ta shpëtonin qenin të palënduar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!