Djali 5-vjeçar në Marok që kishte mbetur i bllokuar në një pus katër ditë më parë është nxjerrë i pajetë nga ekipet e shpëtimit.
Përpjekja për të shpëtuar vogëlushin Rayan kishte angazhuar dhjetëra persona ndërsa e gjithë bota po ndiqte me interes të rejat për fatin e tij.
Djali kishte rënë në një thellësi prej 32 metrash brenda pusit. Shpëtimi i tij u pengua nga frika e rrëshqitjes së mundshme të dheut.
“Pas aksidentit tragjik që i kushtoi jetën fëmijës Rayan Oram, Madhëria e Tij Mbreti Mohammed VI thirri prindërit e djalit që vdiq pasi ra në pus”, thuhet në një deklaratë nga autoritetet.
Pamjet e një kamera e cila kapi pamjet nga brenda pusit treguan të enjten se djali ishte gjallë dhe i vetëdijshëm, por që atëherë nuk kishte asnjë informacion mbi gjendjen e tij. /abcnews.al