Detaje tronditëse janë zbuluar nga vdekja e 64-vjeçarit në Gjirokastër si pasojë e zjarrit të rënë ditën e djeshme.
ABC mëson se fillimisht 64-vjeçari Andrea Haxhiaj është asfiksuar nga tymi dhe më pas ka mbetur mes flakëve ku edhe është djegur. Në ndihmë të tij mësohet se ka shkuar gruaja e tij por edhe ajo ka pësuar djegie të mëdha në trup dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.
LEXO EDHE:Humbi jetën duke luftuar me flakët, përcillet në banesën e fundit 64-vjeçari në Gjirokastër
Çifti kishte dy fëmijë, njëri prej tyre kishte telefonuar prindërit por asnjë prej tyre nuk i ishte përgjigjur. Ishte ai i cili ka telefonuar më pas të afërmit duke dhënë alarmin për prindërit e tij.
LEXO EDHE: Burri i humbi jetën vetë, pësoi djegie në 75% të trupit, gruaja nga Gjirokastra në gjendje kritike
64-vjeçari Andrea Haxhiaj, i cili humbi jetën tragjikisht për shkak të flakëve të rëna pranë shtëpisë së tij në fshatin “Asim Zeneli” në Gjirokastër është përcjellë këtë të mërkurë në banesën e fundit. 64-vjeçari është viktima e parë e shënuar nga zjarret që kanë përfshirë ditët e fundit vendin tonë.
Ndërkohë situata me zjarret në vendin tonë vijon të jetë e rëndë.e.l/abcnews.al/