SARANDË- Isuf Jaçaj, person me precedentë penalë, është 58-vjeçari i ekzekutuar mbrëmjen e sotme në lagjen nr. 3 të Sarandës. Ai është babai i 31-vjecarit Klaus Jaçaj.
Ky i fundit ndodhet në burg për “përkrahje e autorit të krimit”, si pjesëmarrës në ngjarjen e datës 17 korrik 2025, kur Ramadan Zoto plagosi me armë në lagjen nr. 4 të Sarandës, Gëzim Hajdaraj dhe Ernest Lama nga Kamza.
Në 21 korrik, një person i maskuar me maskë silikoni, vendosi eksploziv tek automjeti i Klaus Jacaj duke e shkatërruar atë plotësisht, ngjarje ende e pazbardhur.
Në tetor të vitit 2011, Jaçaj, i cili njihej me nofkën “Bushi” i shpëtoi një atentati me armë zjarri në lagjen nr. 3 të Sarandës.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë mbi rrethanat/abcnews.al

