I biri ndërroi jetë në moshën 18-vjeçare, vajza e Robert De Niros zbulon shkakun e vdekjes

schedule12:00 - 6 Korrik, 2023

schedule 12:00 - 6 Korrik, 2023

Vajza e fituesit të çmimit Oscar Robert De Niro, Drina pesëdhjetë e një vjeçare, njoftoi në Instagram se djali i saj vdiq nga droga që dikush i shiti, e cila përmbante fentanil, raporton Daily Mail.

“Dikush i ka shitur pilula me fentanil, pilula që e dinin se ishin drogë, por gjithsesi ia shitën”, ka shkruar Drina.

Trupi i pajetë i Leandros, 18 vjeç, u gjet të dielën pranë pluhurit të bardhë në një apartament 950,000 dollarë në Cipriani Club Residences në Wall Street.

Ajo shtoi: “Për të gjithë këta njerëz që ende ankohen për shitjen dhe blerjen e këtyre llojeve të drogës, djali im është zhdukur përgjithmonë”.

Nëna e Leonardos, aktorja amerikane Drina, të cilën De Niro e adoptoi pasi aktori u martua me nënën e saj Diane Abbott në vitin 1976, njoftoi vdekjen e Leonardos të hënën, duke thënë:“Uroj që dashuria të të kishte shpëtuar” ./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!