Princesha Eugenie ndau foto të reja të djalit të saj August për të festuar ditëlindjen e tij të parë.
Ajo ka postuar në Instagram një foto me bashkëshortin e saj Jack Brooksbank, duke mbajtur Augustin e vogël në një peizazh me dëborë.
Në mbishkrim, Princesha Eugenie zbuloi se pseudonimi i ëmbël i djalit të saj është “Augie”.
“Gëzuar ditëlindjen heroit tonë të vogël Augie”, ka shkruar ajo, duke shtuar se “ai është një shpirt kaq i veçantë që ndriçon çdo dhomë me buzëqeshjen e tij”.
View this post on Instagram
Princesha e mbyll postimin duke shkruar: “Na bëre shumë krenarë. Ne Të duam ty!” me tre emoji me zemra blu.
Ndjekësit nxituan të urojnë ditëlindjen e të voglit të familjes mbretërore duke shkruar: “Gëzuar ditëlindjen!!!” dhe “Gëzuar August dhe urime për vitin e parë, Lartësia Mbretërore!”
Çifti njoftoi ardhjen e djalit të tyre me një foto të ëmbël bardh e zi të dorës së tij të vogël./abcnews.al
View this post on Instagram